Mbetet pezull anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, Turqia “ngrin” bisedimet

Turqia ka shtyrë për një kohë të pacaktuar një raund të ri bisedimesh me Suedinë dhe Finlandën mbi aplikimin e anëtarësimit të fqinjëve nordikë në NATO, raportojnë mediat shtetërore turke.

Takimi do të zhvillohej në Bruksel në shkurt, njoftoi transmetuesi shtetëror TRT, duke cituar burime diplomatike turke.

Zëdhënësi i presidentit turk Recep Tayyep Erdogan tha në fillim të këtij muaji se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjithashtu do të merrte pjesë.

Të hënën, Erdogan tha se Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e saj në NATO pas një proteste pranë ambasadës turke në Stokholm në fundjavë. /albeu.com


Shtuar 24.01.2023 16:43