Një
turist nga Kosova i cili kishte shkuar për pushime në qarkun Alanja të Antalisë në Turqi, ka humbur jetën në det. Siç mësohet, kosovari Gjevdet
Brahaj, 53 vjeç i është bashkuar një turneu me jaht në det.
Pak kohë më vonë, është vërejtur se
Brahaj kishte mbetur i palëvizshëm në det të hapur. Turisti kosovar ndërroi jetë teksa po transportohej për në urgjencë.
Në
Institutin e Mjekësisë Ligjore të Antalias është bërë autopsia e Brahajt, ndërkaq trupi i pajetë i 53-vjeçarit do të sillet në Kosovë.
Shtuar më 06/11/2018,
ora 09:16