Vdes një tjetër person nga COVID-19 në Kosovë
Edhe një person ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur Klinika Infektive.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një 80-vjeçar nga Prishtina.

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 20 qershor 2020, në këtë klinikë ka vdekur pacienti A.G. (1940">1940), me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu është bërë e ditur se i njëjti vuante edhe nga sëmundje tjera.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 35.



Shtuar më 20/06/2020, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori