Vdes një serb në Mitrovicë
Pëlqej
Një person ka vdekur dje pasdite në malet e fshatit Patok Mala në veri të Mitrovicës pasi është rrokullisur rimorkio e një traktori.

Policia ka bërë të ditur se një person gjersa ishte duke drejtuar traktorin në pyll, është rrokullisur rimorkio me ç’rast viktima mashkull K/Serb ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Mitrovicës ku edhe ka ndërruar jetë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


Shtuar më 20/09/2018, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori