Vdes një person nga një aksident në Prishtinë
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në Hajvali të Prishtinës.

Si pasojë e një përplasje mes një kamioni dhe një makine, ka humbur jetën pasagjerja.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture civile dhe një kamioni. Aksidenti dyshohet se ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me kamionin Volvo në rrethana të panjohura ndeshet me veturën mercedes me ngasës viktimën mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë ngasësi dhe një pasagjere femër K-Shqiptare të cilët dërgohen në QKUK-Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve të marra pasagjerja–viktima femër K-Shqiptare ndërron jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori