Vdes një person në QKUK
Pëlqej
Një person, i cili kishte pësuar lëndime në një aksident që ka ndodhur më 7 tetor në rr. “Xhemajl Mustafa”, në Podujevë, ka ndërruar jetë në QKUK.

Policia e Kosovës njofton se viktima mashkull, i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ishte duke u trajtuar në QKUK, ka vdekur dje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti nga Policia po trajtohet si aksident trafiku me fatalitet.


Shtuar më 16/10/2017, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori