Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një
minator serb, 53-vjeçar, nga Leshaku i
Leposaviqit,
aksidentalisht ka
humbur jetën në minierën e “Trepçës” Bello Bërdo, të
Leposaviqit.
Sipas RTK, policia ka thënë se minatori, ka
humbur jetën
aksidentalisht gjatë lëshimit poshtë në një nga horizontet e minierës.
Në vend të ngjarjes, veç njësive patrulluese të stacionit Leposaviq, janë paraqitur edhe hetuesit rajonalë së bashku me prokurorin publik të qarkut dhe ekipin e mjekësisë ligjore nga Prishtina.
Shtuar më 21/02/2012,
ora 21:48