Vdes një i ri në një aksident në Skënderaj
Pëlqej
Një i ri vetëm 24-vjeç ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Abri e Poshtme të Skenderajt.

Bëhet me dije se makina ku udhëtonte i riu ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë.

Viktima i aksidentit është shtetasi J.A, 24-vjeç, nga fshati Plluzhinë e Skënderajt, raporton Koha.net.

Nga i njëjti fshat është edhe i aksidentuari tjetër që është dërguar për mjekim fillimisht në Skenderaj e mandej në QKUK në Prishtinë. /albeu.com/

Shtuar më 01/08/2014, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori