Vdes nga aksidenti në Kosovë shqiptari i Maqedonisë
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Viktima është një i ri 34 vjeçar me inicialet A.J.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut, janë duke u marr me rastin.

“A.J mashkull 34 vjec, shtetas i Republikes se Maqedonisë së Veriut, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër te prokurorit trupi i pajete i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit te trafikut, janë duke u marr me rastin”, bëjnë me dije burime nga policia.
Shtuar më 22/06/2019, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori