Vdes i akuzuari për krime lufte në Kosovë
Pjestari i grupit paramilitar “Çakallët” Milojko Nikoliç i akuzuar për krime lufte ka gjetur sot vdekjen në rrethana ende të paqarta.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij Dragan Palibrk.

Nikoliç është personi i dytë prej 11 të paditurve, të akuzuar për krime të kryera në fshatin Qyshk në Kosovë, i cili vdiq gjatë gjykimit,procedurat gjyqësore kundër tij do të pezullohen.

Kohë më parë ka vdekur edhe i akuzuari tjetër nga i njëjti grup paramilitar, Radoslav Brnovic. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2017, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori