Një 66-vjeçare e
infektuar me COVID-19 ka vdekur në Spitalin e Pejës, raporton Express.
Kjo është konfirmuar nga vetë spitali, që konfirmoi se janë edhe 48 pacientë të tjerë me COVID-19 që po trajtohen.
Nga
pacientët e shtrirë 25 janë në oksigjeno terapi, ndërsa 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Po ashtu, 16 të tjerë janë në pritje të rezultateve të testimit si të dyshuar me COVID-19.
Nga personeli i mjekësor, pesë mjekë, shtatë infermierë dhe dy bioinxhinierë janë të
infektuar me COVID-19.
Shtuar më 23/07/2020,
ora 09:33