Kjo është pajisja 400 dollarëshe që “i fundosi” karrierën dhe “futi” në burg Safet Gjicin (FOTO)

400 dollarë kushton pajisja e cila “fundosi” karrierën politike si dhe futi në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, i cili u filmua në zyrën e tij ndërsa kryente marrdhënie seksuale me 40-vjeçaren Alma Kaçi, e cila në këmbim të kënaqësisë i kërkoi tenderin për strehimin e qenve.

Video erotike e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, u bë hit në çdo rrjet social, dhe u komentua në të gjitha dritaret mediatike, por pak u fol për pajisjen e veçantë që i filmoi dhe si përfundoi në zyrën e Gjicit.

Pas dëshmive të dhëna para prokurorëve të SPAK u zbulua se pajisja e përdorur për filmimin e skenës erotike brenda zyrës së kryebashkiakut të Kukësit, ishte vendosur në kapakun e një tasi kafeje, e cila ishte futur brenda nga vetë Alma Kaçi.

Gjatë seancës së sotme të GJKKO, Safet Gjici është dënuar me arrest me burg dhe është lënë në qeli, ndërkohë që Alma Kaçi është dënuar me arrest shtëpie.

Çfarë deklaruar para gjykatësve Gjici dhe Alma Kaçi

Ish-kryebashkiaku u Kukësit, safet Gjici, deklaroi sot para trupës gjykuese se ai e ka marrë dënimin për atë që ka bërë, por nuk ka shkelur asnjë ligj pasi nuk ka patur asnjë projekt të miratuar.

“Unë u ndëshkova për veprim që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryet shkelje ligjore, jam dakord me qëndrimin e avokatit”, është shprehur Gjici.

Ndërkohë që Alma Kaçi është shprehur se herën e parë që ka shkuar në zyrën e Safet Gjicit është ngacmuar seksualisht nga ai. Ndërsa herën e dytë ka shkuar me dëshirë dhe se ka vendosur ta filmojë aktin.

“Kisha një projekt merresha me qentë, kam pas lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e pare ai më ngacmoi seksualisht, në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshire, por vendosa ta filmoj”, ka thënë Alma Kaçi.


Shtuar 26.06.2023 17:31