Vdekje e dyshimtë në Pejë
Një person ka ndërruar jetë nga plagët që i ka shkaktuar vetës përmes një arme zjarri në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar Xhevat Ibra nga rajoni i Pejës.

Ai ka thënë se ende nuk dihet saktë se çfarë ka ndodhur dhe një veprim i tillë sipas rrethanave nuk mund të cilësohet si vrasje, njofton gazeta Express.

“Është një rast që ende nuk dihet saktë se çka ka ndodhur, ende se kemi raportin e zyrtarizuar rreth rastit, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë e policisë sikurse edhe prokurori i shtetit.

Raportin e detajizuar e lëshojmë nesër për momentin vetëm mund ta konfirmoj se është një rast i vetë plagosjes rëndë dmth sipas të gjitha rrethanave dhe personi ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Pejës. Mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Ibra. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2017, ora 23:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori