Zbulohet arsyeja pse Vjosa Osmani refuzoi postin e kryetarit të parlamentit

Vjosa Osmani ka refuzuar ditën e djeshme postin e kryetares së parlamentit edhe pse ajo më herët ishte shprehur se do të pranonte çdo pozicion që do ti vendoste partia.

Mësohet se Osmani nuk ka refuzuar të jetë kryeparlamentare pasi dëshiron të jetë ministre, por Osmani ka refuzuar ta marre këtë pozitë pasi partia i ka mohuar të drejtën që si nënkryetare e partisë të propozojë një emër për ministër, e drejt kjo që i ka takuar çdo nënkryetari të LDK-së.

Ende nuk ka ndonjë vendim nëse Osmani do të pranojë nesër të propozohet për kryeparlamentare apo në shenjë proteste do të heq dorë.


Shtuar 3.02.2020 07:38