Vdekja e Schockenhoff’it , Kadri Veseli shpreh ngushëllime
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime liderëve gjermanë, për vdekjen e deputetit të Bundestagut, Andreas Schockenhoff.

Postimi i Kadri Veselit

E nderuara Familje Schokenhof,
E nderuara Kancelare, Z. Angela Merkel,
I nderuari kryetar i Bundestag-ut, Prof. dr. Norbert Lammert,
Me hidhërim të thellë pranova lajmin e ndarjes së hershme nga jeta të Z. Andreas Schokenhof, bashkëpunëtorit Tuaj të çmuar.

Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për Juve e nderuara Zonja Kancelare, për Bundestagun, CDU-CSU-në dhe mbarë popullin gjerman por edhe për Kosovën dhe popullin e saj për të cilën Z. Schokenhof ishte aq shumë i përkushtuar.

Ju lutem shkëlqesi, pranoni ngushëllimet e mija, të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj në këtë humbje të madhe, të mikut tonë të shkëlqyer.

Në këto çaste të rënda, jemi pranë jush, Familjarëve të Z. Schokenhof dhe bashkëpunëtorëve Tuaj.

Kadri Veseli
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës./albeu.com/

Shtuar më 14/12/2014, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori