Vdekja e 26 vjeçarit në konvikt, Pacolli kërkon që rasti të zbardhet urgjentisht
Kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli ka kërkuar zbardhjen e menjëhershme të rastit të vdekjes tragjike të një të riu në Qendrën e Studentëve në Prishtinë e cila po shërben si karantinë. Pasditen e sotme një 26-vjeçar nga Gjilani u hodh nga kati i pestë i njërit prej konvikteve.

Pacolli thotë se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi që e detyruan të riun të qëndrojë në karantinë.

Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të riut që në rrethana tragjike humbi jetën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ftoj organet e hetuesisë që këtë rast të shqyrtojnë me urgjencë në menyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani.

Duhet dhënë përgjegjësi udhëheqësit e institucioneve përkatëse, të cilë në mënyrë të detyrueshme e kanë mbajtur të riun në karantinë. U prehtë në paqe bashkë-qytetari ynë, të cilin shteti i tij nuk qe në gjendje ti ofrojë kujdes.
Shtuar më 03/05/2020, ora 23:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori