Në pritje të ëmbël për herë të dytë? Bora Zemani reagoi sipas mënyrës së saj

Prej disa kohësh, në mediat online është përfolur për një shtatëzani të mundshme të Bora Zemanit. Shumë shpesh aludohej se moderatorja dhe Donald Veshaj do të bëhën prindër.

Gjithashtu edhe në daljet e saj televizive apo në evente, Bora është pyetur se kur do vijë një beb tjetër, por e ka kaluar gjithmonë me shumë sportivitet pyetjen.

Së fundmi, Bora ka reaguar sërish rreth këtyre lajmeve. Teksa ka postuar një foto në palestër, ku tregon peshën e saj, ajo ka shkruar:

“Ju tregoj për sa kohë do ndryshoj. Që mos të kemi më lajme shtatzanie”.


Shtuar 27.06.2023 15:53