Vazhdon takimi, AKR vs Lista Serbe po "kapen" për Ministrinë e Buqësisë
Ka më shumë se dy orë e gjysmë që krerët e koalicionit PANA (PDK, AAK, Nisma dhe AKR) janë në takim me krerët e Listës Serbe për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Burime te lajmi.net brenda takimit bëjnë të ditur se problem për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes te koalicionit PAN- AKR dhe Listës Serbe është duke paraqitur çështja e Ministrisë së Bujqësisë.

Këto burime thonë se Lista Serbe me këmbëngulje është duke kërkuar që ta drejtoj këtë ministri, ndërsa AKR-ja nuk dëshiron ta lëshojë atë.

Takimi pritet të zgjas deri në orët e mbrëmjes.
Shtuar më 06/09/2017, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori