Vazhdon shkëmbimi i kritikave mes KFOR-it dhe qeverisë së Kosovës për punën e KFOR-it në
veri të vendit. Derisa dje komandanti i KFOR-it, tha se për të është e rëndësishme se çfarë vlerësimesh merr nga Brukseli e jo nga
Qeveria e Kosovës, kritikuesi i tij Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, përsëriti sot se qëndron prapa kritikës së KFOR - i nuk po e kryen si duhet punën në
veri.
Ndërsa zëvendëskryeministri
Hajredin Kuçi tha se KFOR- ka mundur të bëjë më shumë në këtë pjesë të vendit.“
Qeveria e Kosovës ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KFOR-in ndërsa prezenca e kësaj force në vendin tonë do të thotë stabilitet për tërë rajonin”, tha sot zëvendëskryeministri i Kosovës
Hajredin Kuçi. Por Kuçi kërkoi që misioni paqeruajtës të jetë pak më ekspeditiv ne
veri të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2012,
ora 15:47