E dashura po bisedonte me banakierin, i riu shqiptar zbraz pistoletën ndaj italianit në mes të lokalit

Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në qershor të këtij viti. Mediat italiane raporojnë se një 33-vjeçar shqiptar i cili jeton në Riccione me familjen e tij, mbrëmje midis 18 dhe 19 qershorit të kaluar, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar një banakier në një lokal në Anzio të Romës, pasi shkëmbyer shikime dhe një bisedë të shkurtët me të dashurën e tij.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, i dyshuari ka hyrë në lokal me të dashurën e tij, banuese në Lazio, dhe është mërzitur kur kjo e fundit ka nisur të bisedojë me personin prapa banakut.

I riu shqiptar e ka sharë dhe kërcënuar, por është bllokuar nga e dashura në momentin kur dukej se po zgjatej për çantën e saj.

Situata u qetësua me ndërhyrjen e pronarit të lokalit, por kur banakieri nuk pranoi t’i kërkonte falje 33-vjeçarit, ky i fundit i është afruar jashtë lokalit dhe nga çanta ka nxjerrë një armë, duke e qëlluar italianin drejt e në kofshë.

I plagosuri është dërguar në urgjencë, nga e cila ka dalë me prognozë 20 ditore. Hetimet e policisë çuan në identifikimin e 33-vjeçarit, i cili ishte kthyer tashmë në Riccione në orët pas ngjarjes.

I riu shqiptar është dënuar sot nga gjykata e Velletrit, pasi kundër tij rëndojnë akuzat e “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtjes pa leje”.


Shtuar 7.08.2022 07:27