Vazhdon rigjykimi
Në Tribunalin e Hagës po vazhdon rigjykimi i pjesshëm ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj.

Prokurori, sot ka marrë në pyetje një dëshmitar të mbrojtur, i cili ka hezituar të përgjigjet në pyetjet e tij. Prokurori, i ka bërë me dije se ai mund të akuzohet për mosbashkëpunim me Gjykatën.

Ndaj kësaj, ka reaguar avokati mbrojtës i cili i ka thënë se dëshmitari e ka të drejtën e heshtjes nëse mendon se me dëshminë e tij do të inkriminonte vetveten. Me kërkesën e prokurorit të çështjes pjesa më e madhe e seancës është mbajtur me dyer të mbyllura.
Shtuar më 04/11/2011, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori