Vazhdon propoganda, serbët ankohen sikur nuk kanë produkte mjekësore
Drejtori i Qendrës Klinike dhe Spitalore në veriun e Mitrovicës, Milan Ivanoviç, pas takimit që kanë pasur me presidentin serb Aleksander Vuçiç, me të cilin kanë diskutuar për situatën e krijuar pas vendosjes së taksës prej 100 për qind nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ivanoviç ka thënë se ka elemente që një situatë e tillë mund të shndërrohet në një krizë humanitare dhe katastrofë.

Sa i përket gjendjes së furnizimi me barna mjekësore, Ivanoviç, ka thënë se për momentin situata është e qëndrueshme.

“Kemi rezerva, por furnizimet me oksigjen ende nuk janë stabilizuar”, ka thënë Ivanoviç, shkruan N1.

E megjithatë kjo është e pakuptimtë pasi këta serbë jetojnë në Kosovë dhe fare mire mund të gjenë produkte nga qytetet e tjera.
Shtuar më 29/11/2018, ora 18:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori