Vazhdon politika diskriminuese e Beogradit mbi Luginë
Pëlqej
Dy deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi kanë kërkuar bisedime urgjente me Beogradin.

Ata kanë kërkuar bisedime, për shkak se Serbia ka vendosur të ulë numrin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, nga 29 në 15 persona, transmeton FoNet.

Kamberi tha se ulja e numrit të anëtarëve të këshillit nga ana e qeverisë së Serbisë është e paparanueshme.

Ndërsa, nga qeveria serbe kanë thënë se numri është në përpjesëtim të drejtë mme popullsinë e shqiptarëve në jug të Serbisë.

Por, që shqiptarët e Luginës e kanë bojkotuar në masë regjistrimin e popullsisë./albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori