Vazhdon miqësia, Bahtiri i raporton Kurtit për zhvillimet në Mitrovicë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Mitrovicë.

Ai me këtë rast është takuar edhe me kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri, në një nga objektet hoteliere afër Liqenit artificial të Suhadollit.

Kryetari Bahtiri, pasi e ka njoftuar me situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit në Mitrovicë, ka biseduar me kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, edhe për zhvillimet aktuale në vend, funksionimin e koalicionit për qeverisjen lokale në Mitrovicë, midis AKR-së e Vetëvendosjes, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy subjekteve politike,njofton Klan Kosova.

Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se bashkëpunimi i deritashëm midis AKR-së e Vetëvendosjes për qeverisjen e Mitrovicës është në nivel, por që gjithnjë ka mundësi që ky bashkëpunim të thellohet akoma për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës dhe të vendit në përgjithësi.


Shtuar më 30/04/2018, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori