Vazhdon lufta VV-PSD, kjo i ndodhi asambleistit
Asamblisti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, e ka akuzuar kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin se nuk e ka lënë të hyjë në Komunë duke ia ndaluar atij hyrjen në objekt.

Siç thotë ai, qëllimi ishte të takonte nënkryetarin Selim Pacollin. "Sot Shpend Ahmeti vendosi të me ndaloj hyrjen në Kabineti e tij, duke vendosur sigurimin para hyrjes. Qëllimi ishte të takoj nënkryetarin Selim Pacollin e jo kryetarin", ka shkruar ai.

Rrahmani thekson se përveç që është qesharak ky veprim i tij është edhe i turpshëm në çfarë gjendje ka ardhur.

Shpend Ahmeti e ka marrë postin e kryetarit të Prishtinës sa ishte pjesë e Vetëvendosjes, derisa tash ai ka udhëheqjen e Partisë Socialdemokrate, me personat që braktisen partinë e Kurtit.


Shtuar më 26/06/2018, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori