Vazhdon lufta PSD-VV për të kapur sa më shumë pushtet
Kanë vazhduar përplasjet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Socialdemokrate (PSD) për Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë. Ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Hajdar Hoxha, i është ndaluar hyrja në këtë ndërmarrje.

Këtë lajm e ka bërë publik Drejtori i Pronës dhe anëtar i komisionit të aksionarëve të NPB, Dren Kukaj, i cili nga Vetëvendosje, kaloi në partinë që tani udhëhiqet nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Sot, ushtruesit te detyrës se Kryeshefit Ekzekutiv, Hajdar Hoxha i është ndaluar hyrja ne Ndërmarrjen Publike Banesore. Kjo ngjau për shkak se aktiviste te punësuar te VV-se ne ketë ndërmarrje ishin organizuar t’ia garantojnë qëndrimin e jashtëligjshëm Nexhat Kryeziut (Kujto: protagonistin e skandalit ala pronto per ndarjen e lokaleve). Çuditërisht atyre ne ndihme i erdhi edhe Policia e Kosovës”, ka shkruar Kukaj.

Sipas tij, drejtorin e jashtëligjshëm po e mbron policia bashkë me Vetëvendosjen.

Disa ditë më parë Drejtues të Komunës së Prishtinës i kanë bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë që të ndërhyjnë në NPB, pas publikimit të incizimeve në lidhje me kurdisjen e tenderëve në këtë ndërmarrje.
Shtuar më 25/06/2018, ora 12:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori