Ishte nënë e katër fëmijëve, por pse nuk ekziston asnjë foto e Mbretëreshës Elizabeth gjatë shtatzënisë?

Mbretëresha Elizabeth II ishte nënë e katër fëmijëve: Mbretit Charles III, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward. Pavarësisht se ishte një personazh publik i njohur dhe që kishte një jetë publike mjaft aktive, Mbretëresha nuk u fotografua kurrë shtatzënë, përveç një herë kur ajo dukej me pak bark, që mezi i vihej re.

Kjo jo sepse Mbretëresha nuk ka dashur por sepse protokolli mbretëror ja ndalonte rreptësisht shfaqjen në publik si grua shtatzënë. Gjithashtu protokolli nuk e lejonte të fliste publikisht për shtatzënitë e saj.

Shtatzënia shihej si një tabu në atë kohë. Ashtu si njerëzit e thjeshtë, anëtarët e familjeve mbretërore gjithashtu e konsideronin shtatznëninë, “diçka që duhet mbrojtur”.

Por si arriti t’ia fshihte botës barkun e saj të rrumbullakosur?

Ndryshe nga Princesha Diana, Kate Middleton apo Meghan Markle, Mbretëresha nuk u kuptua kurrë kur ishte shtatzënë. Në fillim ajo e fshihte duke veshur bluza të gjera apo pallto. Më pas në muajt e fundit, Elizabeth përpiqej të qëndronte larg jetës publike.

Në vitin 1948, gjatë shtatzënisë së saj, Pallati Buckingham njoftoi: “Lartësia e saj Mbretërore Princesha Elizabeth nuk do të ndërmarrë asnjë angazhim publik pas fundit të qershorit”. Mbreti Charles III lindi më 14 nëntor 1948.

Vetëm në dhjetor u njoftua se kishte lindur foshnja e parë që ishte Mbreti Charles III.

Sipas The Sun, Mbretëresha ishte 22 vjeç kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Ajo kishte dhimbje lindjeje për 22 orë. Media thotë se Princi Philip mungonte gjatë lindjes dhe ishte duke luajtur golf në momentin që djali i tij mbërriti.
Princesha Anne lindi në 1950, Princi Andrew në 1960 dhe Princi Edward në 1964./Living