Vazhdon gjykimi për rastin "Drenica 2"
Pëlqej
Sot, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës vazhdon gjykimi për "grupin e Drenicës".

Mbrojtja e Sylejman Selimit shpreson të ketë gjykim të drejtë dhe të ligjshëm për komandantin e përgjithshëm të UÇK-së dhe për bashkëluftëtarët e tij.

"Shpresojmë të kemi gjykim të drejt dhe të ligjshëm për komandantin e përgjithshëm të UÇK-së dhe për bashkëluftëtarët e tij. Nga dëshmitarët mbrojtja e Sylejman Selimit pret që ata në interes të drejtësisë të deklarojnë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, pa marr parasysh se si është ajo. Me dëshmimin e të vërtetës në gjykatë ata do të kontribuojnë në gjetjen e të vërtetës për atë çka ka ndodhur dhe çka nuk ka ndodhur në Drenicë dhe në Likoc gjatë vitit 1998”, ka thënë për Koha.net Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit./albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori