Vazhdon edhe për 2 muaj paraburgimi ndaj atentatorit të Azem Vllasit
Gjykata ka vendosur vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj të Murat Jasharit, pas tentativës për të vrarë avokatin Azem Vllasi.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Jasharit, Emrush Kastrati.

"I është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. Kemi bërë ankesë dh presim vendimin tjetër të Gjykatës në këtë drejtim", ka thënë Kastrati për "Indeksonline".

Jashari, që zyrtarisht është i dyshuari kryesor për plagosjen e Vllasit, ka thënë ka edhe një grup të madh njerëzish të cilët bashkëpunuan.

Azem Vllasi ishte plagosur me 13 mars, afër zyrës së tij në qendër të Prishtinës. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2017, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori