Në Kosovë vazhdojnë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar kundër nismës për
shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e
Speciale.
Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se këto thirrje duhet të trajtohen seriozisht nga udhëheqësit e vendit. Sipas tyre, me një nismë të tillë,
Kosova rrezikon të izolohet tërësisht dhe të humbë
aleatët e saj ndërkombëtarë nëse vepron ndryshe.
Analisti Ilir Ibrahimi, thotë se nisma të tilla rrezikojnë ta bllokojnë Kosovën tërësisht.Ai thotë se me
shfuqizimin e saj, vetëm prishen marrëdhëniet me
aleatët që
Kosova ka.
“
Kosova do të humbte mikun më të madh të pavarësisë së vet”, tha ai.
Edhe Albert Krasniqi, ka thënë se zhbërja e Gjykatës
Speciale nuk është aq e lehtë. Por shfuqizimi i ligjit do ta bllokonte përkohësisht këtë Gjykatë.
Shtuar më 06/01/2018,
ora 08:22