Vazhdojnë të këmbëngulin për ndarjen e Kosovës
Në kohën kur gjithnjë e më shumë po shtohet presioni për negociata të reja ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, kryeministri serb, Ivica Daçiq edhe zyrtarisht ka riaktualizuar idenë për ndarje të Kosovës.


Por, autoritetet në Prishtinë tërheqin vërejtjen se logjika e ndarjes nuk do të përfundonte vetëm me Kosovën, por do të prekte edhe vendet tjera dhe se idetë e tilla janë të rrezikshme për stabilitetin e rajonit, shkruan Zëri në numrin e saj të sotëm.

Megjithatë, shantazhet dhe obstruksionet e shtetit serb në prag të bisedimeve të reja nuk ndalen vetëm me shpërfaqjen e pretendimeve për Kosovën, por së fundi Beogradi ka shuar shpresat se do t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, derisa Kosova insiston se parakusht thelbësor i dialogut është implementimi i konkluzave të arritura në kryeqytetin evropian.

Deklarata zyrtare e kreut të qeverisë serbe, Ivica Daçiq se “ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme reale” shihet në Prishtinë, si një dëshmi se pushteti i atjeshëm serb synon të veprojë me logjikën e luftës për territore. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2012, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori