Vazhdojnë radhët e gjata në Merdare
Kolonat e gjata dhe pritjet në pikëkalimet kufitare të Kosovës po vazhdojnë edhe këtë mëngjes.

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në orën 08:07 të mëngjesit, pritjet për të dal nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Mërdares janë pesë deri në pesë orë e gjysmë.

Kurse kolonat në hyrje janë të gjata deri në 100 metra, e në dalje 1700 metra.

Pas Merdares, pritjet janë të gjata për të dal nga pikëkalimi i Dheut të Bardhë, deri në 120 minuta, apo dy orë.
Shtuar më 09/08/2018, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori