Vazhdojnë protestat masive kundër Vuçiçit (FOTO LAJM)

Tash e sa javë në Beograd po mbahen protesta masive kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiçit. Kjo ishte protesta e nëntë e qytetarëve serbë.

Ata kërkuan mbrëmë dorëheqjen e ministritArsimit, Mlladen Sarcevic, drejtorit të televizionit shtetëror, Dragan Bujoseviç.

Tutje protestuesit i lanë kuti me letra para zyrës së presidentit Vuçiç.

Pjesëmarrës në protestë ishin edhe shumë profesorë të cilët kërkuan dorëheqjen e ministritArsimit pas deklaratave të tij, ku kishte thënë se profesorët që po mbështesin protestën nuk janë emra të mëdhenj.

Përveç në Beograd, protesta për herë të parë pati edhe në Mitrovicë të Veriut, e cila u organizua nga Lista Serbe.

Brenda turmës së protestuesve ishin edhe familjarët e politikanit të ndjerë serb, Oliver Ivanoviç. Po ashtu pranë tyre ishte edhe politikania e njohur serbe, Rada Trajkoviq.

Që nga fillimi i protestave është kërkuar largimi i Vuçiq si president por ky i fundit kishte thënë se edhe po të dalin pesë milion protestues nuk do të jap dorëheqje.

Në Serbi pritet që në pranverë të shpallën zgjedhjet e jashtëzakonshme.


Shtuar më 03/02/2019, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori