Vazhdojnë pritjet në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë
Autoritetet doganore të Serbisë, vazhdojnë t’u shkaktojnë probleme qytetarëve kosovarë në pikat kufitare Merdare dhe te Dheu i Bardhë.

Si pasojë, radhë të gjata të automjeteve po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha për RTK-në se Policia e Serbisë arsyetohet me ekzistimin e problemeve teknike, raporton Zëri.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, tha se Qeveria e Kosovës do të kërkojë nga Bashkimi Evropian që të ushtrojë trysni tek autoritetet serbe që procedurat e kalimit të kufirit me Serbinë të thjeshtëzohen nga ana teknike nga pala serbe.

Shtuar më 09/01/2012, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori