Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Sali Gërcinës që u hodh nga ura e Fshenjtë (FOTO LAJM)
Me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovë, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Ekipet e
Kërkim Shpëtimit(KSH) në Ujëra, të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) që nga dita e djeshme, janë angazhuar dhe po vazhdojnë
kërkimet me njësit e zhytësve për
gjetjen trupit të personit(S.G).
Sipas Policisë së Kosovës, Sali Gërcina, ka kërcyer në lumë nga Ura e Shenjtë dhe nuk ka arritur të dalë nga aty.
Në komunikatën e dërguar nga FSK,në
kërkim të Gërcinës janë angazhuar 18 pjesëtarë të
Kërkim -Shpëtimit ( zhytësit), dhe se operacioni po zhvillohet edhe në bashkëpunim me Policinë e shtetit, Komunën e Gjakovës drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.
Kërkimet ishin ndërprerë mbrëmë në orët e mbrëmjes dhe kanë filluar sot në mëngjes përsëri për të vazhduar më tutje deri në
gjetjen e
trupit të personit që dyshohet se ndodhet në thellësitë e lumit. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2017,
ora 16:22