Vazhdojnë deklaratat e PDK-së për vizat
Pëlqej
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se në një bisedë që e ka pasur me komisionierin, Johanes Hahn, ky i fundit i ka thënë atij se ka një vendosmëri të plotë që Kosovës do t’i hiqen shpejt vizat.

Hoxhaj ka deklaruar se në bazë të komunikimeve zyrtare me Komisionerin për Zgjerim Hahn, institucionet e BE-së janë unanime për ta mbështetur Kosovën për ta marrë liberalizimin e vizave.

“Nga komunikimi zyrtar që kam pasur me komisionerin Hahn, mund t’ju them se të gjitha institucionet e BE-së janë unanime në mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave”, deklaroi Hoxhaj në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, Hoxhaj tha se pjesa më e rëndësishme e këtij raporti është njohja që i bëhet plotësimit të kritereve për liberalizim, ndonëse procesi i liberalizimit është i ndarë nga pjesa e raportit për shtetin.


Shtuar më 20/04/2018, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori