Sot dhe nesër po vijojnë bisedimet në Bruksel, ku temat kryesore do të jenë liria e lëvizjes, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të
diplomave universitare, kthimi i
dokumenteve kadastrale dhe funksionimi i zyrave ndërlidhëse.
Tema kyesore e këtyre bisedimeve duket se do të jetë vlerësimi i gjendjes në
zbatimin e disa prej marrëveshjeve ku janë shënuar ngecje dhe zgjidhjet e mundshme, si dhe pjesë e diskutimit do të jenë dhe liria e lëvizjes, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të
diplomave universitare, kthimi i
dokumenteve kadastrale dhe funksionimi i zyrave ndërlidhëse.
Mësohet se pjesë e këtyre takimeve për çështjen e
diplomave universitare do të marrë dhe ministri për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Arsim Bajrami.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Qeveria e Kosovës, në këto takime, Qeveria do të paraqes qëndrimet e saj për problemet e krijuara nga Serbia në
zbatimin e marrëveshjeve në fjalë si dhe do të kërkojë përshpejtimin dhe
zbatimin e plotë dhe cilësor të këtyre marrëveshjeve duke theksuar rolin e Bashkimit Evropian si mjaft të rëndësishëm për konsolidimin dhe progresin e këtij procesi. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2015,
ora 09:12