Vazhdojnë protestat për Deharin, protestuesit kërkojnë shembjen e qeverisë
Protestat mbi vdekjen e A. Deharit vazhdojnë fuqishëm edhe sot.
Disa qytetarë janë mbledhur para Ambasadës së Kosovës, në Stockholm të Suedisë,për të kërkuar drejtësi mbi vdekjes e Astrit Deharit.

Ata po kërkojnë drejtësi për Astritin, aktivistin e Vetëvendosjes, 26 vjeçarin që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Sot gjatë ditës, tubim me kërkesën “Drejtësi për Astritin” është mbajtur edhe në Frankfurt të Gjermanisë.

Kujtojmë se raporti i autopsisë ka konstatuar se Asrtit Dehari ka vdekur nga asfiksia e shkaktuar nga vet ai, por këtij versioni nuk po i besojnë familja e as lëvizja Vetëvendosje, pjesë e të cilës ishte ai./albeu.com/
.

Shtuar më 26/11/2016, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori