Varshavë dhe Pragë, protesta kundër Kosovës
Përvjetori i pestë i pavarësisë së Kosovës, në Poloni dhe në Republikën Çeke është manifestuar me disa protesta simbolike, të cilat kundërshtojnë shtetin e Kosovës.

Në protestën e së shtunës në Varshavë, grupe pro-serbe kanë mbajtur pankarta ku shkruante "Polakët janë për Kosovë serbe".

Një protestë e ngjashme është duke u mbajtur këtë ditë edhe në Pragë në sheshin kryesor të qytetit, ku disa dhjetëra presona kanë mbajtur pankarta me mbishkrimin "Kosova është Serbi".

Këto protesta janë organizuar me anë të një ftese të bërë në rrjete sociale. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2013, ora 14:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori