E FUNDIT/ Gjendet i pajetë një person në Vlorë, emri
Varroset Agim Zogaj
Varrimi i Agim Zogaj
Trupi i pajetë i Agim Zogajt, që njihej si "Dëshmitari X" në rastin "Kleçka" është varrosur të shtunën pasdite në varrezat e qytetit të Prizrenit, duke lënë pas shumë dilema të pasqaruara. Pos arkivolit të dëshmitarit të ndjerë dheu ka mbuluar edhe shumë mistere, që qëndrojnë pezull në lidhje këtë rast. Familjarët edhe njëherë kanë shprehur bindjen se nuk bëhet fjalë për vrasje, por nuk kanë konfirmuar as nëse familjari i tyre ka kryer vetëvrasje.

"Vrasje s'ka pas. Ka qenë vdekje", ka thënë vëllai i të ndjerit, Afrim Zogaj. Këtë qëndrim ai e ka mbajtur disa orë para varrimit të vëllait, por edhe pas varrimit. Ndërkohë gjatë ceremonisë së varrimit familjarët shpesh herë kanë përsëritur fjalën "Lavdi!", derisa nuk kanë munguar as puthjet e fotografisë së të ndjerit, të veshur me uniformën e Policisë Ushtarake të UÇK-së.

"Nana s'mërzitet, se t'kam pas krenar", ka thënë nëna e "Dëshmitarit X", derisa të afërmit e mbanin atë në këmbë. "Hiq mos u mërzitni", ka porositur ajo, gjatë ceremonisë mortore.

Ndërsa djali i saj, Afrimi, ka pohuar se lajmin për humbjen e të vëllait e ka marrë nga autoritetet gjermane, të cilat sipas tij pas autopsisë nuk e kanë përcaktuar mënyrën e vdekjes. "Në fletën e obduksionit nuk shkruan, konstatohet vdekja po se qysh ajo është lënë zbrazët", ka thënë Zogaj.

Ai ka pranuar se vëllai i tij ka qëndruar me të në Gjermani, përkohësisht, dhe se mëngjesin e ditës së kobshme kanë pirë kafe bashkë. Zogaj ka theksuar se vëllai i tij nuk është dashur të shpreh ndonjë shqetësim të veçantë, ngase 12 vitet e fundit i ka kaluar duke jetuar nën presion.

"Vëllain tim e kanë gjet policia gjermane, jashtë banesës diku 300 metra vijë ajrore", ka deklaruar Zogaj. Sipas tij, Agimi nuk ka qenë i mbrojtur përderisa ka qëndruar në Gjermani, ku ishte sjellë nga EULEX-i, që e kishte marrë këtë veprim si masë mbrojtëse për dëshmitarin në rastin "Kleçka". /koha/
Shtuar më 01/10/2011, ora 21:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori