Varrosen viktimat e aksidentit, familjarët fajësojnë mungesën e ndriçimit në rrugë
Sot në varrezat e Pozheranit të Vitisë u bë varrimi i katër viktimave të aksidentit të rrethrrotullimi në Prishtinë.

Ekrem Alidemaj dhe Enver Alidemaj së bashku bashkëshortet e tyre Nexharijen dhe Ganimeten qenë viktimat e këtij aksidenti.

Ndërsa i mbijetuari i aksidentit tragjik, Qendrim Alidemaj ende është në kujdesin intensiv.

Familjarët kanë bërë të ditur se aksidenti ndodhi gjatë kthimit për në shtëpi nga një aheng familjar.

Ata thanë se shkaktar i aksidentit ishte mos-ndriçimi i rrugës, njofton Klan Kosova.
Shtuar më 29/07/2017, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori