Valltarja nga Suhareka që u përfshi në grupin kriminal të Mario Milosevicit në Kosovë
Kosovarja 23-vjeçare, Laureta Zyba, nga Suhareka, një shtetas serb dhe dy shtetas malazezë u arrestuan vitin e kaluar.

Të kërkuar nga INTERPOL-i për vepra të ndryshme penale, u kapën pas dy muajve në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Laureta Zyba është valltare e klubeve të natës e cila ishte arrestuar për veprën penale, “bashkëkryrje në veprim”.

Para Gjykatës ajo ishte shprehur se ndjehet fajtore që nuk i kishte lajmëruar këta persona tek autoritetet vendore me kohë dhe që ka bashkëpunuar me këta njerëz.

Mirëpo ajo gjatë dëshmisë kishte thënë veç se ishte e dashura e Mario Millosheviqit, dhe se “Mario është njeriu më i mirë që ajo e ka takuar deri tash”.

Implikimi i saj i mëtutjeshëm nga prokuroria ishte i zorshëm, edhe pse ajo për shumë muaj ishte shoqëruar me Milloshevqin, kjo pasi që komunikimi mes tyre, sipas rrëfimit të saj, ishte kryesisht përmes aplikacionit “snapchat”.
Shtuar më 08/07/2019, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori