Protesta masive, kryeministri i Sri Lankës: Jam gati të jap dorëheqjen!

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën një qeverie gjithëpartiake.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Kryeministrit, ndërkohë që vendi është duke u përballur me protesta masive. Mijëra protestues kanë sulmuar rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa në kryeqytetin Colombo.

“Për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ai është dakord me këtë rekomandim të liderëve të partive opozitare”, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë.

Një nga deputetet, Rauff Hakeem, me anë të një postimi në Twitter, ka deklaruar se deklarata e dorëheqjes vjen pas një takimi të liderëve të partisë, të mbajtur nga kryetari i Parlamentit të Sri Lankës, ku u ra dakord që t’i kërkohej presidentit dhe kryeministrit të japin dorëheqjen.

 

 

Si rezultat i protestave të dhunshëm, 55 persona janë plagosur, ndërkohë që autoritetet e Spitalit Kombëtar të Sri Lankës, bëjnë me dije se tre prej tyre janë lënduar me armë zjarri, mes tyre edhe një deputet./albeu.com