Valdete Daka tregon si votohet nëpërmjet fotografive (FOTO LAJM)

Kryetarja e Komisioni Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka dalë me një mesazh informues se si duhet të votohet në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Daka u drejtohet qytetarëve me të drejtë vote për t’iu treguar se si duhet të sillen në kutitë e votimit dhe si duhet të votojnë me qëllim të evitimit të parregullsive.

#Vetëm1 është mesazhi thelbësor në kuadër të fushatës së KQZ-së që ka për qëllim edukimin e votuesve për mënyrën se si duhet të plotësojnë fletëvotimet:

- Në fletëvotimin për Kryetar Komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni #Vetëm1 kandidat.

- Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni #Vetëm1 subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni #Vetëm1 kandidat për Kuvend Komunal.


Shtuar më 16/10/2017, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori