"Vakat" reagon ndaj rastit Mustafi
KoalicioniVakat” ka reaguar ndaj tendencës për të nëpërkëmbur kombësinë e shefit të arrestuar të Task Forcës kundër korrupsionit, Mazmi Mustafi.


Koalicioni nuk pretendon ose nuk e ka ndërmend të ndërhyjë në punën e organeve gjyqësore të Republikës së Kosovës, EULEX-it, por ishte i detyruar të shprehë shqetësimin e tij të thellë për deklaratat e shumta dhe komentet në mediat kosovare që pasojnë pas arrestimit të Nazmi Mustafit, kreu i Njësisë për luftimin e korrupsionit në Kosovë të Prokurorisë Speciale”, thuhet në deklaratën e KoalicioniVakat”.


Sipas këtij koalicioni gazetat e përditshme kanë krijuar opinionin publik duke marrë përsipër rolin e prokurorëve dhe gjykatës derisa personit i kanë bërë një hetim të veçantë, duke dëmtuar dinjitetin e personit të ndaluar, pa marrë parasysh natyrën e dyshimit, me të cilën padyshim bëhet presion mbi vendimin e gjykatës. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2012, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori