Vajzat kosovare pritën me lule lojtarët anglezë, Çitaku: E turpshme!
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshëm veprimin e bërë dje në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku disa vajza pritën me lule lojtarët e Kombëtares së Anglisë.

Çitaku është renditur në radhët e atyre që e kritikuan këtë gjest, ndërsa e ngushëllon fakti se Federata e Futbollit të Kosovës dhe ne Dardanët nuk kanë qenë organizatorët e kësaj skene.

“S’kam qare pa e thanë, ajo pritja në aeroport…e turpshme. Më ngushëllon fakti që Federata e Futbollit të Kosovës dhe ne Dardanët nuk e kemi prodhu atë skenë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Kosova do të luajë kundër Anglisë, sot në orën 18:00, në shtëpi, në një sfidë të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020./abcnews.al

Shtuar më 17/11/2019, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori