Vajza flet për avokatin Halilaj, a kanë pasur marrëdhënie?
E mitura nga Drenasi e cila dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga hetuesi policor dhe profesori, ka mohuar të ketë patur marrëdhënie seksuale apo keqtrajtim nga avokati Gazmend Halilajj.

Në një deklaratë, ajo ka thënë që të gjitha këto pretendime janë të pavërteta.

“Unë e kam një vëlla. Gazmend Halilajn e kam si vëlla të dytë. Telefonin tim e ka përdorur për komunikime me të, polici Vesel Veseli. Sot jam ftuar në prokurori për të dhënë një deklaratë tjetër dhe garantoj se asnjë lloj kontakti apo marrëdhënie nuk kam pasur me të”, ka thënë e mitura nga Drenasi.

Ajo ka thënë se dikush po përpiqet të manipulojë me këtë rast. Ka insistuar që kurrë nuk ka pasur kurrfarë marrëdhënie seksual me avokatin Halilaj.

16-vjeçarja nga Drenasi, kishte denoncuar profesorin e saj rreth dy vite më parë. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo kishte gjetur një “padron” skllavërues policor,raporton insajderi.

Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzënë.

Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti në Prishtinë. Historia e dhunës ka marrë fund rreth tri javë më parë hetuesi, profesori dhe mjeku u arrestuan.


Shtuar më 21/02/2019, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori