Vajza: I nderuar kryetar i Prishtinës, kemi probleme në shkollë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një 9 vjeçare, nxënëse e një shkolle fillore në Prishtinë, ka treguar për preokupimet e saja, përmes një letre që ajo i ka drejtuar Shpend Ahmetit, kryetarit të Prishtinës.

Morea, nxënëse e shkollës “Hasan Prishtina”, përmes letrës i ka treguar të parit të kryeqytetit për gjendjen dhe vështirësitë që përballet ajo në shkollën ku vijon mësimet.

“Sa herë kemi edukatë fizike dëgjoj gjendje të rënda. Një ditë një vajzë në klasë të shtatë ka hipur në një palë shkallë të ngjitura në mur dhe shkallët janë këputur. Vajza fatkeqësisht ka përfunduar në spital”, i shkruan Ahmetit 9 vjeçarja nga Prishtina.

E megjithatë mbetet të shihet nëse Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti do t'i përgjigjet letrës së saj.




Shtuar më 20/06/2018, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori