Vajza e biznesmenit pejan pranon kryerjen e krimit
Vajza e biznesmenit të ndjerë, Salih Kastrati i cili vdiq kohë më parë nga plagët pas sulmit me bombë, pranon se e ka vrarë Fidan Shabin i shpallur i zhdukur prej 10 ditësh, trupi i të cilit u gjet i vrarë të shtunën.


Mësohet se Besarta Kastrati ka thënë se Shabi e kishte përdhunuar kohë me parë që kur ishte babai i saj gjallë, por që asaj i kishte ardhur turp të tregonte. Besarta ka thënë para hetuesve se vrasjen e ka kryer me pistoletën e viktimës Fidan Shabi. E dyshuara kryesore tha para hetuesve se bashkë me viktimën kishin hipur në tavan, ku më pas edhe e ka ekzekutuar. /albeu.com/

Shtuar më 15/05/2012, ora 09:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori