Përfaqësues të ushtrisë serbe do të jenë të pranishëm të premten në Kosovë.
Ata do të luajnë një ndeshje miqësore me KFOR-in.
Ky takim do të zhvillohet në kampin amerikan, Bondsteel, që gjendet në afërsi të Ferizajt.
Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka informuar se ky takim miqësor i
paraprin një takimi
formal të
komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes tekniko-ushtarake, në një nivel të lartë.
Deri më tani,
ushtria serbe me KFOR--in kanë zhvilluar dy ndeshje, të fituara nga skuadra serbe. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014,
ora 11:46